Von der Leyen në Beograd kërkon njohjen ‘de fakto’ të pavarësisë së Kosovës

ina-online
ina-online

31/10/2023

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar vizitën në Beograd, ndërsa pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka ripërsëritur qëndrimin e saj dhe të KE-së, se njohja “de fakto” e pavarësisë së Kosovës, nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër.

“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe ajo që shkon bashkë me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që duhet të zbatohet nga Kosovë”, tha Von der Lelyen në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të sqaruar se çfarë do të thotë njohja “de fakto” e pavarësisë së Kosovës, të cilën ajo e përmendi një ditë më parë në Prishtinë, Von der Leyen tha se kjo do t’i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe, siç theksoi ajo, “është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”.

Presidenti Vuçiq, nga ana tjetër tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje e Serbisë. “Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim ato”, tha Vuçiq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

radojcic milan

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

kqz-kosove

Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

krenar lloga

Lloga firmos kërkesën për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

spasovskiiiii

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

INFO

NA NDIQ