Vonesa e vaksinave kundër Covid-19, opozita fajëson Zaevin dhe Filipçen

Ndërsa i gjithë rajoni po vaksinohet, vetëm në Maqedoni pushteti gënjen me të madhe për vaksinat, deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Stoilkovski. Sipas kësaj partie, Zaevi dhe Filipçe kanë premtuar vaksina nga Greqia dhe Bullgaria, por edhe disa muaj më vonë, nuk ka asgjë nga këto premtime.

“As që ka datë të saktë se kur do të fillojë vaksinimi, as sa vaksina nevojiten, as sa do të arrijnë, por për muaj me radhë dëgjojmë vetëm spekulime dhe gënjeshtra. Është fakt që ata nuk kanë fare plan për vaksinimin, është fakt që Zoran Zaevi dhe Venko Filipce e shkatërruan shëndetësinë, i kanë lënë njerëzit lanë njerëzit pezull në mes të epidemisë dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Pasi Greqia dhe Bullgaria anuluan vaksinat e premtuara, duke shpjeguar se nuk kanë mjaftueshëm për veten e tyre, autoritetet shëndetësore tani shpresojnë që përmes mekanizmit Kovaks ata do të marrin 800 mijë vaksinat e para deri në shkurt. Por së pari duhet të arrijnë pesë frigoriferë special për ruajtjen e tyre.

Sot, Serbia pranoi një milion doza të vaksinës kineze kundër Covid-19, “Sinofarm”. Dërgesa u mirëprit edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq, I cili njoftoi se edhe ai do të vaksinohet. Ky është lloji i tretë i vaksinës pas “PFizer” dhe “Sputnik Vi” të siguruar nga Serbia. Kreu i shtetit u ankua se megjithëse kanë paguar, deri më tani nuk kanë marrë asgjë përmes mekanizmit Kovaks.

“Nuk kemi marrë asnjë, ndërsa kur do t’i marrim nuk e di. Kemi paguar 4 milion e 850 mijë dollarë, kemi paguar edhe 2 milion euro për zhvillimin e vaksinës, por për fat të mirë, kemi qenë mjaft të zgjuar për të punuar për Serbinë”, pohoi Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë.