Sulejmani: Vota për listën e Artan Grubit është për të shkatërruar

Shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA në Tetovë, Sedat Sulejmani theksoi se vota për Artan Grubin dhe BDI është votë shkatërrimi.

” Ne kemi arsye për t’ua kërkuar votën qytetarëve, sepse vota për ne është për të ndërtuar, ndërsa vota për listën e Artan Grubit është për të shkatërruar.

Kërkojmë votën tuaj për të realizuar çdo projekt, për të eleminuar çdo pengesë që na del përpara për të bllokuar zhvillimin e Tetovës!”, deklaroi Sedat Sulejmani.

https://fb.watch/eDYpqivPbY/

#shumicëpër8ovën