VOTA PËR SHPËTIMIN E MEDVEGJËS!

0

Nga Sulejman Abazi

Mos përkrahni më praktikën politike shkatërrimtare, që brenda angazhmit politik shqiptar po vazhdojnë akoma të jenë Pozitë – Opozitë. Për interesat qytetare dhe kombëtare, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar vetëm në një listë. 
Përballë presionit të pushtetit të Serbisë, vullneti elektoral i shqiptarëve duhet të jëtë i bashkuar.  Votoni Nr. 5, votoni Alternativën për Nderyshim, Votoni Muharrem Saljihun. Thirrja ime nuk është partiake, por për shumë arsye, është një thirrje qytetare dhe kombëtare.Është Muharrem Saljihu që sot në pronat e tij mban të ngritur krahas flamurit të Serbisë dhe të BE-së, flamurin tonë kombëtar, kur as në institucione shtetarët shqiptarë nuk guxojnë ta ngrenë.
Është ky bizesmen patriot dhe i guximshëm, që sot me investimet e tij dhe të perspektivës, arrin të sigurojë punësim për 100 % nevojave të komunës, duke u bërë faktor vendimtar zhvillimi dhe stabiliteti. Sot në Luginë po kristalizohet një grup i ri politikanësh ambiciozë, të cilët guxojnë, janë kurajiozë, të shkolluar, profesional, që mendojnë ndryshe nga klasa e vjetër politike.
Janë ata që janë ulur përballë Kryeministrit të Shqipërisë dhe kanë kërkuar me këmëngulje mbështetje dhe përkrahje reale dhe jo formale. Janë ata që këmëngulin që në Luginë të hapët Konsullata e republikës së Shqipërisë.
Janë ata që kërkojnë Fondin Kombëtar të zhvillimit për t’i ardhur në ndihmë komunave me projekte konkrete.
Janë ata që u kanë ndryshuar pamjen e komunave dhe kërkojnë të fusin frymën e re të profesionalizmit, kundër njerëzve që kanëpërfituar nga pushteti dhe që i shndërruan komunat në kafene interesash vetjake.
Janë ata që kanë guxim të publikohen, por dhe të shpallin vizion brenda sovranitetit të shtetit ku jetojnë, duke mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.
Mos gërmioni në biografinë e tyre, sepse ata janë krejt ndryshe nga “xhaketat e vjetra”, që kanë dekada të tëra, që e kanë çuar çështjen shqiptare poshtë e më poshtë.
Janë këta djem të rinj që gëzojnë sot mbështetjen ndërkombëtare në perëndim, atë që se arritën dot politikanët e “karrierës” në Luginë e Preshëves.
Njerëz të papërgjegjshëm i akuzojnë këta djem për neootomanizëm dhe frymë radikale, vetëm pse ata dinë të respektojnë besimin e tyre. Mos harroni se cfarë bën politika e Serbisë sot, për të otomanizuar shqiptarët dhe për t’i akuzuar asta si ekstremistë. 
Ju medvegjas kudo që jeni, VOTONI, kërkoni evidencën tuaj elektorale, denonconi rastet e fshirjes nga listat elektorale. 
Me këtë veprim shteti i Serbisë po ju katandisur refugjat në Planet, pa shtëpi e katandi, pa pragje e varre të të parëve tuaj.
Bejeni sic u bë në Kërcovë dhe në Kumanovë, që shqiptarët u mbodhën ngado që ishin, me kokëfortësinë dhe iantin tradicional për drejrtësi, votuan dhe në komunat e tyre ngritën flamurin shqiptar.  Shqiptarët dinë të respektojnë të drejtën ligjore, shtetërore, sovranitetin dhe vlerat e demokracisë. Ata sot kanë kohën e nevojëshme për të kuptuar dhe vepruar në mbrojtje të vullnetit të tyre të lirë, për të bërë më të mirën e mundëshme për Medvegjën shqiptare dhe për të drejtat e shqiptarëve në këtë krahinë.
VOTONI MUHARREM SALJIHUN!