Votimet për kryetar në Akademinë e Shkencave, nuk përmbahet Fuga

0

Dy ditë para votimit të Skënder Gjinushit për në krye të Akademisë së Shkencave, akademiku Artan Fuga, thotë se nuk bëhet më fjalë për shkencë, por për marrëdhënie me ligjin!

Sipas Fugës, bëhet fjalë për uzurpim të paligjshëm në bashkëpunim në grup të institucioneve publike!

Reagimi i plotë i Fugës:

Me dalë borxhit!

Anëtarët e Akademisë së Shkencave përpara zgjedhjeve të paligjshme të 24 majit 2019, sikurse ua deklaroi edhe kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik sot zyrtarisht, duhet të ndërgjegjësohen qoftë edhe në ditën e fundit.

Nuk bëhet më fjalë për shkencë, por për marrëdhënie me ligjin!

Kemi të bëjmë me uzurpim të paligjshëm në bashkëpunim në grup të institucioneve publike!

Përgjigjesh para ligjit për këto!

Nuk do të desha që një grup të tërheqi në këtë kanal anëtarët e tjerë të Akademisë të Shkencave!

Ligji kurrë nuk harron.