Votimi final, liberalizimi i vizave për Kosovën javën tjetër në Parlamentin Evropian

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/04/2023

Demush Shasha, drejtori ekzekutiv i EPIK-ut ka bërë të ditur se javën e ardhshme liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën e Parlamentit Evropian.

Shasha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është votimi final në procesin e liberalizimit të vizave.

“Më nuk do të këtë lajme për ‘edhe një votim’ apo ‘edhe një hap’. Ky është fundi. Dhe fakti që më vjen kaq zor të shqiptoj fjalën ‘urime’ tregon sa i dhimbshëm ka qenë ky proces”, shkruan ai.

Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Më pas më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, më 9 mars Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në lexim të dytë “Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Evropian ka miratuar përfundimisht liberalizmin e vizave për Kosovën më 23 mars 2023.

E votimi i fundit për liberalizimin e vizave do të jetë nga Parlamenti Evropian. Seanca plenare e Parlamentit Evropian parashihet të mbahet më 18 prill.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

INFO

NA NDIQ