Votohen ndryshimet ligjore për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

Picture of Ina Online
Ina Online

01/04/2025

Me 87 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” në Kuvend u mbështet propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Pas miratimit të konkluzionit për ta mbështetur atë, në kuadër të seancës së 42-të, propozimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës.

Propozimi me të cilin ndërhyhet në Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike është rezultat i tragjedisë me zjarrin në diskotekën e Koçanit më 16 mars, ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan.

Arsyet për ndryshimet urgjente i sqaroi deputeti Toni Jarevski, i cili u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të përfshihen në miratimin e ndryshimeve të ligjit.

“Kemi evidentuar shumë mangësi të cilat duhet të tejkalohen që të mos ketë improvizime që do të rezultojnë me avari dhe fatkeqësi të tilla”, tha Jarevski.

Me ndryshimet është parashikuar edhe policia të marrë kompetenca të shtuara gjatë veprimit dhe gjatë parandalimit të kundërvajtjeve të rendit dhe qetësisë publike.

Në proces është përgatitja e një Ligji të ri për lëndët shpërthyese për përdorim civilë nga ministria kompetente dhe me këtë propozim bëhet ndryshim ndërhyrës i Ligjit për kundërvatje kundër rendit dhe qetësisë publike deri në miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore që do të rregullojnë në detaje të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me lëndët shpërthyese për përdorim civil, ku përfshihen edhe mjetet piroteknike.

Para seancës së 42-të, Kuvendi e përfundoi seancën e 38-të, e cila filloi me nderimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit me një minutë heshtje nga deputetët e pranishëm.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË