Me 61 vota “pro” dhe 22 “kundër”, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votuan pro interpelancës për deputeten e Frontit Evropian opozitar, gjegjësisht ASH-së së Ziadin Selës, Ilire Dauti, përcjell INA.
Interpelanca për të i referohet pozitës së saj si kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, vetëm pse kishte refuzuar që të vendos në rend dite Ligjin për “Branitellët”.
Interpelanca u dorëzua nga partia e Majtë.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhanë mbështetje për shkarkimin nga kjo pozitë, ndërsa gjitha partitë shqiptare ishin kundër.
LSDM nuk mori pjesë në seancë.
Në rendin e ditës të seancës së sotme parlamentare janë edhe katër interpelanca të parashtruara nga Fronti Evropian udhëhequr nga BDI, të cilat i referohen punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. dhe zëvendësi i tij Astrit Iseni.(INA)