Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Picture of ina-online
ina-online

23/06/2024

Deputetët me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër” sonte (23 qershor) votuan për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Me Mickoskin në pozitën e kryeministrit, në qeveri do të jenë 23 ministra dhe pesë prej tyre do të jenë zëvendëskryeministra, përcjell INA.

Në fjalimin përfundimtar para votimit, Mickoski tha se “qytetarët janë të ngopur me premtime” dhe se “duhet punë, përkushtim, përgjegjësi dhe projekte konkrete”.

“Në njëqind ditët e para do të ngremë standardet, do të punojmë shumë, do të kujdesemi, do të ndryshojë gjendja”, tha Mickoski, duke paralajmëruar uljen e taksave, rritjen e pensioneve, projektin 250 milionë euro për komunat, investimet e reja të huaja, një front kundër korrupsionit.

16 nga anëtarët e kabinetit qeveritar, duke përfshirë edhe kryeministrin, janë nga koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, 6 janë nga koalicioni shqiptar VLEN dhe dy nga partia ZNAM.

Nga opozita, Fronti Evropian braktisi seancën, ndërsa kundër votuan deputetët e LSDM-së dhe të Majtës.

Pas votimit të Qeverisë, kryeministri Mickoski dhe ministrat dhanë deklaratat solemne.

Lideri i VMRO-DPMNE-së përdori emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në deklaratën solemne, por edhe në fjalimin e tij përmbyllës.

“Mbiemrin e turpshëm do ta them gjatë betimit sepse më kujton turpin që i keni sjellë atdheut tim, familjes time, nipërve të mi të palindur. Do të bëj gjithçka për sa të jem gjallë për të korrigjuar këtë padrejtësi. Fatkeqësisht, jam i pafuqishëm në këtë kohë. Në këtë pikë do të më duhet të kapitulloj si qenie njerëzore dhe ta them para jush”, tha Mickoski.

Ai iu referua gjithashtu kornizës së negociatave me BE-në dhe nevojës për ndryshime kushtetuese për të vazhduar procesin e anëtarësimit.

“Ky lloj diktimi bullgar në këto kushte nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese përderisa unë jam këtu”, tha Mickoski.

Dita e parë e punës e qeverisë së re do të jetë nesër kur pritet të marrin detyrën kryeministri dhe ministrat e rinj. Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re ka filluar dje (22 qershor) dhe sipas Rregullores së Kuvendit ajo zgjat dy ditë, deri sot (23 qershor) në mesnatë.(INA)

TË FUNDIT
13 minuta
Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare
45 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
1 orë
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
2 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qeveria ka emëruar disa drejtorë, ja emrat
19 orë
Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë
5 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
VLEN: Hajdutëria sinonim i BDI-së - Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare është drejtpërdrejt fajtor për eksodin e të rinjve shqiptarë
19 orë
Qeveria miratoi emrat e zëvendësministrave të rinj, shtatë janë nga VLEN: Elfet Ismaili në Mbrojtje, Astrit Iseni në MPB
4 orë
Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër
1 ditë
Qeveria çoi në Kuvend listën e zëvendësministrave, këto janë emrat?

LEXO MË SHUMË

Saranda Imeri1

Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

INFO

NA NDIQ