Fatos Rushiti
Vrapi për të shijuar ndonjë kockë pushtet dhe për të mbuluar e amnistuar njerëzit që ndër vite janë të korruptuar dhe inkriminuar flet për mendësinë e zhvatjes e kapjes çfarë mund të kapet nga copëzat e pushtetit të një partie opozitare. E rrethuar nga mjekët nuk e kanë haberin se si ndërtohet dhe bëhet opozitarizmi dhe si punohet për të marrë pushtetin e për ta mundur partinë qe e ka humbur sensin e qeverisjes së mirë. Nuk është patjeter te jesh në qeveri por nga opozita mund të mbështetës dhe kushtëzosh në të mirë të shqiptarëve ndryshimet eventuale kushtetuese. Vërtet duhet të vjen ndryshimi thelbësor për një mendësi të re politike e qeverisëse. Mbetëm shërbëtor të maqedonasve pa na dhanë në shanse të barabarta për jetuar, vepruar e punuar në vendin tonë. Mjerim për ne çfarë po pretendohet përsëri, të hyn pakica bullgare në kushtetutë e me këtë edhe “shumica shqiptare” të imazhohet me termin e ri nga “20 përqind” në “gjuha shqipe”. E vetmja parti qe po mban qëndrime të forta ndaj margjinalizimit e vazhdimit te diskriminimit të shqiptarëve është Lëvizja Besa me kryetarin “simbol” të qeverisjes vendore Bilall Kasamin.