Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri dhe arrestimi i dorasit – gjithçka që dihet deri më tash

Picture of INA
INA

24/03/2025

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë qytetin e Vushtrrisë, ku i riu 19 vjeçar A.Z u vra me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri rreth orës 20:35.

Viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, B.D., gjithashtu 19 vjeç.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Pas incidentit, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërsa gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij ka konfiskuar një pistoletë dhe një armë të gjatë.

Pas arrestimit të të dyshuarit, prokurori i ka caktuar atij masën e ndalimit policor.

Në vendngjarje, hetuesit kanë sekuestruar tre gëzhoja si prova materiale.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka pasur ndonjë motiv tjetër.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e rastit.

TË FUNDIT

Takimi i ftohtë me prindërit e Gjestit, Olta: Egli nuk e meritonte, do të lodhet më shumë…

Muharrem Salihu takon diplomatin e njohur italian, Umberto Vattani

Skandal në Llopat të Kumanovës: Qytetarët jetojnë nën kërcënimin e vdekjes – Askush nuk ndërhyn!

Perinski: 63 komuna kanë aplikuar për financimin e projekteve infrastrukturore

Moti i ligë në Prilep, një i vdekur nga goditja e rrufesë

Marrja e patentës në Gjermani, gjithnjë e më e shtrenjtë dhe sfiduese

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË