Vrasja e gruas në Belgjikë nga shtetas maqedonas /Prokuroria e Shkupit ndihmoi autoritetet belge për të siguruar prova

Picture of INA
INA

26/10/2023

Duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova
për vrasjen e kryer në Belgjikë.

Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars.

Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve maqedonas në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe në pritje të gjykimit. Në bazë të urdhëresave të dhëna nga Gjykata Themelore Penale Shkup, bastisje janë kryer edhe në dy lokacione në Shkup. Prokurori publik dhe qendra hetimore e prokurorisë së Shkupit, si dhe disa pjesëtarë të MPB-së, të gjitha veprimet i kanë kryer në përputhje me kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Nga ana belge, gjatë hetimeve në Shkup, ishin të pranishëm një gjykatës hetues, prokuror publik dhe përfaqësues të policisë federale belge, të cilët e vlerësuan lart bashkëpunimin me autoritetet hetuese maqedonase.

“Ky rast është shembull i vërtetë shkollor i bashkëpunimit të përsosur ndërkombëtar ndërmjet prokurorëve publikë dhe policëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe autoritetet gjyqësore dhe policore evropiane”, tha presidenti i Departamentit të Hetimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Flanders Perëndimore, gjyqtari hetues Kun Vituk, pas veprimit në të cilin u siguruan prova të rëndësishme për procedurën para gjykatës belge.

TË FUNDIT
6 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
8 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
10 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
12 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
14 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

ME TE LEXUARA

22 orë
Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump
16 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
22 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
16 orë
Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”
21 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë
15 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë
21 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
14 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

INFO

NA NDIQ