Vrasja e Liridonës, eksperti: Ajo njihte lidhjet e Naimit me politikanë të njohur, në hetime përfshihen edhe persona të fuqishëm

ina-online
ina-online

07/03/2024

Eksperti Bedri Elezi ka folur për më të rejat në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj nga bashkëshorti Naim Murseli.

Sipas Elezit, Liridona ishte në dijeni të lidhjeve dhe sekreteve që ka pasur Naimi me personalitete të larta dhe kjo mund të jetë një nga motivet e krimit. Sipas tij, gjatë hetimeve mund të përfshihen edhe emrat e shumë personave të fuqishëm.

“Prokuroria është mjaft e mbyllur në këtë çështje dhe si duket ka vendosur të jetë jashtë orbitës së komunikimit me qytetarë për këto zhvillime. Ne kemi marrë informacione se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të asaj se e ndjera mund të kishte poseduar sekrete të cilat do ta rrezikonin apo do i kushtonin me jetë asaj dhe njëkohësisht janë duke u zhvilluar hetime tek marrëdhënia në çift nëse të njëjtit kishin probleme në çift dhe kishin arsye për të shkuar në një vendim për të privuar nga jeta të ndjerën. Naim Murseli kishte njohje të jashtëzakonshme me personalitete të njohur në Kosovë dhe jashtë saj dhe madje kishte marrë pjesë në evenimente të burrave të lartë shtetërorë të vendeve të fuqishme dhe ishte në shoqërim të personaliteteve të ndryshme të fuqishme të Kosovës.

Ekziston mundësia që kur të sigurohen prova të tjera për motivet e kësaj vrasje, mund të përfshihen edhe persona që mund të kenë pasur bashkëpunime me të, të cilat kanë të bëjmë me aktivitetet të kundërligjshme me vendet e tjera, të cilët mund të jenë dhe personalitete që kanë ndikim në prokuroi dhe në gjykatë”, tha Elezi./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

dardan molliqaj

Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet

kamiona blinda kosove fsk

FSK-ja pranoi donacion të kamionëve shumë funksional prej Gjermanisë

vlora citaku

Çitaku: Albin Kurti çka ka që përzihet në zgjedhjet në Maqedoni?

INFO

NA NDIQ