Vrasja e rëndë në Malishevë: I dyshuari dhe viktima punonin bashkë, dalin pamjet

INA
INA

20/09/2023

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Basha nga fshati Vraniq i Suharekës. Djali i tyre, Avniu, u gjet pa shenja jete në fshatin Banjë të Malishevës, pasi i njëjti dyshohet se u privua nga jeta nga shoku i tij, Isuf Zogaj, i cili tashmë është arrestuar.

Gjithçka ndodhi rreth orës 07:00, kur Zogaj dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të shokut dhe bashkëpunëtorit të tij, Avniut. Ky i fundit mori plagë të rënda, të cila dolën të ishin fatale për të.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ekipi mjekësor i Emergjencës, konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, tha Elezaj.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje.

Mediat lokale kanë publikuar pamje ku i dyshuari dhe viktima shihen se kanë punuar së bashku në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas informacioneve që posedon media ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal për motive banale mes dy personave të përfshirë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për zyrën e kthimit të pronave hyn në procedurë parlamentare në RMV

ulutash

Komandanti i KFOR’it flet për situatën në Veri: E qetë, por mbetet e brishtë

INFO

NA NDIQ