Vrasja në Bon Vivant: Andi ‘Italianin’ e kthejnë sërish në Dyz, i vazhdohet paraburgimi edhe 2 muaj

Picture of INA
INA

05/09/2023

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, tashmë është dërguar sërish në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kontrolli që ka kryer ditë më parë në Klinikën e Ortopedisë.

Atij i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, si i dyshuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se bazuar në lejen e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda si dhe nga rekomandimi mjekësorë, me datë 01.09.2023 i pandehuri A.P ka qenë në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së për vizitë specialistike.

Pas vizitës mjekësore, të njëjtin e kanë kthyer prap në Institucionin e Burgut të Sigurisë së Lartë. Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Avokati i tij, Fanol Krasniqi ka thënë se Pajaziti ka vepruar në vetëmbrojtje për ta zmbrapsur sulmin, pasi fillimisht ishte sulmuar nga i ndjeri.

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e mija, pikërisht kjo thënie ka të bëjë me të mbrojturin tim i cili është gjetur në një situatë vdis ose mbroje veten. Se është gjendur Andi në këtë situatë flet përshkrimi faktik i kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit dhe flasin edhe raportet mjekësore që tani më gjendet në repartin ku është mjekuar. Kualifikimi në këtë fazë ia ka rënduar pozitën të pandehurit mbi bazën se tani më keni një viktimë por ajo viktimë është pa dashjen e tani të pandehurit Andi.

Se sulmi ka ndodhur në vazhdimësi dhe pa ndërprerë nga ana e sulmuesit flet kërkesa për caktimin e paraburgimit. I vetmi veprim i Andit ka qenë që ta zmbraps sulmin i cili ka qenë i vërtetë, i kundërligjshëm në drejtim të tij. Pra Andi me një veprim ka zmbrapsur sulmin dhe është munduar të gjejë rrugën dhe të ikë nga vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje tragjike”, ka deklaruar ai.

“Ma kanë bërë me gisht…ka qenë humane ndërhyrja ime”/ Çka deklaroi pjesëtari i FSK-së i përfshirë në incidentin tragjik

Ndërsa Gecaj e ka quajtur humane ndërhyrjen e tij në këtë rast, duke deklaruar se qëllimi i vetëm i tij ka qenë që të parandalohej konflikti që kishte nisur mes dy palëve.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të siguruar nga Gazeta thuhet se Gecaj ka thënë se edhe të ndjerin e ka njohur, por edhe Andin, prandaj sipas tij, kur ata e kanë lënë të kuptojë që kanë marrëdhënie të mira, ai s’ka tentuar më t’i ndajë.

Madje, ai ka deklaruar se nuk e ka ditur se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur.

“Unë kam qenë në vendin dhe në kohën e gabuar. Unë e kam vërejtur se situata po eskalon dhe kam dashur që të ndërhyjë, që t’i parandaloj, për arsye se ka filluar si rrahje dhe nuk e kam ditur se do të përdoren armët. Unë kam qenë vet, por kur kanë filluar kacafytjet, unë e njoh edhe Andin, por edhe të ndjerin. Kam dashur t’i ndajë. Andi dhe i ndjeri ma kanë bërë me shenjë të gishtit, mos u shqetëso dhe gjithçka është në rregull dhe më kanë lënë me kuptu se kanë raporte të mira. Për mua ka qenë humane ndërhyrja ime pasi qëllimi im ka qenë që të parandalohet konflikti. Thikën e kam mbajtur se është thikë ushtarake që e mbajmë në ushtri.”, ka deklaruar Gecaj.

Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë?

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se i ndjeri Kastriot Ramadani po qëndronte ulur në lokal me Nikollajn dhe një person akoma të paidentifikuar, teksa në ato momente në “Bon Vivant” kishin hyrë Pajaziti dhe Zakuti, ku që nga aty nisi sherri.

Sipas prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se me datën 4 gusht 2023 rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani dhe personi i paidentifikuar deri më tani në anën tjetër, me dashje që ta privojnë njëri-tjetrin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokal ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër deri më tani i paidentifikuar në lokalin e lartë cekur kanë ardhur Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani”.

“Në atë moment me të vërejtur që në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti,, në atë moment i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajaziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë Andi Pajazitin, në atë moment Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë zjarri në drejtim të Andi Pajazitit si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani shkrep në drejtim të Andi Pajazitit e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë”.

TË FUNDIT
7 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
11 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
11 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
1 ditë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari
1 ditë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
11 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
11 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
7 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
2 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën
1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ