Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje?

Pak pas mesnate ka ndodhur një vrasje e re në Çair të Shkupit, njoftoi gazeta Lajm, duke u thirrur në dëshmitarë okularë.

Siç mësohet vrasja ka ndodhur në Lagjen Dizhon, ndërsa incidenti ende nuk është dhënë dhe konfirmuar zyrtarisht nga ana e policisë.

Kjo është vrasja e tretë në këtë lagje të Shkupit, e cila së fundi është bërë tmerr për banorët. Një muaj më parë në një lokacion tejet frekuentues dhe afër shkollës u vra 24 vjeçari Burim Idrizi. Ndërsa gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar ndodhi edhe një incident tjetër ku një person u vra, gjegjësisht Ismet Arifi, dhe një person mbeti i plagosur, gjegjësisht bashkëudhëtari i tij.

Këto raste kanë rritur shqetësimet e banorëve për pasigurinë e tyre. Lidhur me këto vrasje, MPB  ende nuk ka dalur me detaje të plota, për të informuar qytetarët.