Vrasje në një lokal në Skënderaj, një i vdekur dhe tre të plagosur

INA
INA

10 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një bar-kafe në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:21.

Siç tha ai, një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre të plagosurit janë dërguar për mjekim në QKUK.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë ai.

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Zahiti.

Top Channel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ