Vrasjet në Serbi kambanë alarmi, Joveski kërkon ashpërsim të masave për armët

Picture of INA
INA

08/05/2023

Kryeprokurori kërkon nga prokurorët që të jenë më rigoroz dhe të përshkallëzojnë kërkesat për dënime mbi veprën penale “prodhimi pa leje, mbajtja dhe tregtia me armë dhe materie shpërthyese”. Kjo kërkesë e njeriut të parë të organit të akuzës vjen pas situatës alarmante në Serbi. Ljubomir Joveski vlerëson se prokurorët duhet të kenë kujdes në lartësinë e dënimeve dhe të mos lejojnë mundësinë e dënimeve alternative.

“Përforcimi i politikave ndëshkuese patjetër si fillim të reflekton tek Prokurorisë Publike të cilat duhet të kenë kujdes në lartësinë e dënimeve për këto vepra penale që të masa të varion në kuadër të shtrirjes ligjore dhe pa mundësi për masa alternative. Në rastet kur kara ndëshkime të ulëta në shkallën e parë, patjetër të tentoni procedurat në gjykatat e shkallës së dytë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Joveski thotë se alarmi për ndërmarrjen e hapa urgjent bazohet edhe në trendin e veprave penale të rënda të kryera nga persona nën moshën e paraparë me ligj.

“Trendi i zvogëlimi të moshës kufitare për veprat penale të rënda po vërehet edhe tek ne. Kjo është diçka që na shqetëson dhe duhet ndërmerren masa konkrete parandaluese nga institucionet përkatëse”, thuhet në letrën e Prokurorisë Publike.

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, Ministria e Brendshme në Serbi u kërkoi qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg. Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale. Ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe. Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve Evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe e dyta në listën botërore pas SHBA-ve. /Alsat

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË