Vrau përmbi 1300 elefantë, thotë që është turp për njerëzimin zhdukja e tyre

0

Një njëri që njihet si njëri ndër gjahtarët më të mëdhenj të kafshëve në historinë e botës ka reaguar kundër zhdukjes së elefantëve.

89 vjeçari Tony Sanchez-Arino ka përshkuar të kaluarën e tij si shumë të rrezkishme dhe të mbushur me aventura. Ai vlerësohet që ka vrarë diku 1 mijë e 300 elefantë dhe 340 luanë gjatë jetës së tij.

Gjatë gjashtë dekadave të kaluara spanjolli ka vrarë përmbi 4 mijë kafshë.

Edhe pse jetesën e tij e ka siguruar duke mbytur kafshë, ai gjithashtu ka bërë rrëfime të çuditshme dhe kontradiktore për zhdukjen e elefantëve.

“Elefanti afrikan do të zhduket nëse vazhon gjuetia e egër, kjo është turp për njerëzminim”, ka thënë ai në librin e tij.

Sipas librit, Sanzhez ka vajtur tërë jetën pas kësaj kafshe të mahnitshme.

Ai ka 60 vjetë që merret me gjueti dhe mendohet që ka vrarë 1317 elefantë, 167 leopardë, 2093 lopë të egra. 340 luanë dhe 127 rinoçerontë të zinjë.

Këto lajme vijnë pas kampanjës kundër gjuetisë së këtyre kafshëve. Dikur kishte 1.3 milionë elefantë në botë. Ndërsa sot mendohet që janë diku 400 mijë. /Gazeta Express/