Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Mediat greke raportojnë se viktimat janë shqiptarë, ndërsa theksohet se ka ndodhur një përplasje mes bandave kriminale.
Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila thuhet se kishte targa gjermane.
Protothema.gr raporton se autorët kanë përdorur 25 plumba për të ekzekutuar viktimat.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë ekzekutuar me breshëri 6 shqiptarët.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur me një makinë dhe motor.