Vriten dy punonjës bashkie në Mat

0

Dy persona raportohet se janë vrarë me armë zjarri në Mat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli dhe sipas informacioneve paraprake dy viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.

Sipas policisë, dyshohet se dy punonjësit e bashkisë janë qëlluar nga një person, ende i paidentifikuar.

Blutë e Matit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.