Vritet 30 vjeçari në Ferizaj, ja përse/ VIDEO

0

Një zënkë që nisi me fjalë përfundoi me vrasje.

Kështu B.H. nga Ferizaj pas një telashe që pati me një person u qëllua me armë zjarri ku edhe ndërroi jetë.

Krejt kjo ndodhi rreth orës 18:45 në rrugën e ”Reçakut” në hyrje të qytetit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën  policia dhe ekipet e forenzikës, të cilët edhe u morën me rastin.

Ndërkohë sipas raportimeve, dorasi i cili vrau 30 vjeçarin, tashmë është arrestuar.