Vritet biznesmeni i njohur shqiptar, makina shoshë nga plumbat

Qyteti jugor u trondit sot nga ngjarje e ndodhur sot ku u ekzekutua 40-vjeçari, i cili kishte në pronësi një lokal të njohur me emrin “The Boss”.

Burime për Top Channel kanë bërë të ditur se kishte vetëm tre javë në Shqipëri prej kthyer nga Spanja, ku edhe jetonte. Atentati ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMë dhe i dolën në pritë. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

Në ekstraktin e QKB rezulton se ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

Mbetet e paqartë se sa persona kanë qenë në momentin që kanë qëlluar me armë drejt automjetit. Policia është në ndjekje të një makine, në të cilën dyshohet të jenë autorët e atentatit. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Në janar të 2011, Birçaj u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.