Vritet një tjetër shqiptar në Spanjë, “Audi” i zi e braktisi para derës së spitalit

Picture of Ina Online
Ina Online

07/10/2024

Një shqiptar është vrarë në Spanjë dhe është lënë para derës së një spitali. Ngjarja ka ndodhur në La Selva të Gironas, ku një automjet tip “Audi” braktisi në derën e spitalit “Blanes” një person të vdekur. Viktima, i identifikuar më pas si shtetas shqiptar, ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se mjeti që e braktisi ishte “Audi” ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe brenda tij mendohet se kanë qenë 3 persona. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.

Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, në stacionin e policisë Lloret de Mar Mossos d’Esquadra, është paraqitur një shtetas i cili deklaron se ka dijeni për krimin. Nuk dihet ende nëse personi është i përfshirë në vrasje apo ka qenë në automjetin që braktisi trupin e viktimës.

Paraprakisht mendohet se shkak i ngjarjes janë përplasjet për trafikun e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në Spanjë.

Kjo është një ngjarje epërsëritur në territorin spanjoll, pasi nuk është hera e parë që një shqiptar vritet dhe braktiset në derën e spitalit.

Precedentët

Në dhjetor 2019 një 23-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në një spital në Valencia pasi u gjet i plagosur dhe i braktisur para dyerve të spitalit “La Fe”.

I riu ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa kishte plagë të rënda në bark dhe në pjesën e shpatullës.

Edhe pse stafi mjekësor i dha menjëherë ndihmën e parë, 23-vjeçari me kombësi shqiptare nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Më 25 Prill 2023, një tjetër shqiptar u gjet pajetë në dyert e një spitali në Girona. Targat e mjetit që e lanë te dera dhe u larguan, çuan në gjetjen e drejtuesit dhe identifikimin e viktimës. Mossos d’Esquadra kanë arritur të identifikojnë viktimën, e cila ishte pa dokumente, pasi kanë kontrolluar targën e makinës e cila e kishte sjellë dhe kanë gjetur drejtuesin e saj.

Sipas rindërtimit të ngjarjes një automjet ndaloi në derën e emergjencës së spitalit. Me të parë atë, një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë i cili kishte një plagë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua shpejt nga vendi. Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 45 minuta duke kryer CPR pa sukses. Sipas burimeve nga Trueta, kur ka mbërritur në qendër “ai kishte vdekur tashmë”.

Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të vëzhgimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë. Sipas burimeve, vizualizimi dha rezultat dhe ata morën targën dhe me të gjetën pronarin e mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva.

Atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte gjithashtu me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

TË FUNDIT

Dënim me vdekje për personat që vrasin shtetas të Izraelit, pr/ligji kalon në lexim të parë

Dhunuesi i Prilepit që sulmoi futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës do të kalojë vetëm me gjobë

Dimovski: Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur

Kocevski: Muajin e ardhshëm aktakuzë për policët të përfshirë në tragjedinë në Koçan

Vdekja e 37 vjeçares në Klinikën për Kirurgji Digjestive, Aliu: Inspektorati është në terren, do të formohet edhe komision ekspertësh

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË