Një anëtar i grupit të organizuar kriminal “Belanoca – Baron”, për të cilën dje Prokuroria ngriti akuza për disa vepra penale të rënda të kryera në periudhën prej 2020 deri 2024, mes të cilave edhe shtatë vrasje, porositi një vrasje me qëllim që t’i afrohej një lëvizjeje radikale islamiste, kurse i motivuar nga dyshimi se viktima po bashkëpunonte dhe në fakt ua dorëzoi të arratisurit në Kosovë, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri institucioneve në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë pranë liqenit të Smillkovës në prill të vitit 2012.
Porositësi është i akuzuari i parë nga grupa, kurse njëri nga autorët është në arrati, e tjetri është në burg.
Siç theksuan në brifingun në PTHP NJKOK, nga komunikimi për këtë lëndë nuk është përcaktuar me saktësi dhe nuk mund të përcaktohet nësë kjo është e vërtetë.
Nga Prokuroria dje informuan se gjatë vitit 2020, tre të akuzuarit e aprë kanë krijuar një grup të organizuar kriminal me qëllim kryerjen e disa veprave penale të rënda – kryesisht vrasje dhe veprime tjera të dhunshme. Ata vepronin me një ndarje të qartë rolesh, ndërsa planet u zbatuan nga anëtarë të tjerë – të akuzuar, të vdekur ose të padisponueshëm për organet e përndjekjes, ndërsa një pjesë persona të paidentifikuar.
“Sipas provave të mbledhura, disa nga të akuzuarit janë të lidhur me vrasjen e Ibrahim Ajdinit në gusht 2020: i akuzuarii i parë, në emër të lëvizjes radikale, ofroi dhe pagoi 10,000 euro për vrasjen, i motivuar nga dyshimi se viktima po bashkëpunonte me institucionet në rastin “Monstra”. Viktima u qëllua në shtëpinë e tij, me një plumb në kokë. Autorët i larguan provat dhe ikën”, kumtoi PTHP NJKOK.
Për rastin “Monstra” me dënim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Haki Aziri u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Aktvendim lirues mori vetëm i akuzuarI Sami Luta. Aktvendimin e shkallës së parë, Gjykata e Apelit në shtator të vitit 2022 e riorientoi vetëm për shkak të llogaritjes së masës së paraburgimit që e kanë vuajtur të akuzuarit.
Vrasja e pesëfishtë ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012 pranë liqenit të Smillkovës, kur mbetën të vrarë Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanç Ackovski dhe Kire Tërpovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski.
Prokuroria, siç informoi më parë në brifing me mediat, lënda “Bunker” është punuar për më shumë se një vit dhe bëhet fjal për një grup kriminal jashtëzakonisht serioz me një strukturë dhe bashkim kriminal serioz, të cilët përmes aktiviteteve dhe veprimeve të tyre e kanë rrezikuar jetën e njerëzve. Nga prokuroria, theksojnë se ky është një nga grupet me serioze kriminale kundër të cilëve është vepruar deri më tani dhe janë të lidhur me grupe kriminale tashmë të njohura.
Në lëndën “Bunker” ka dy nëngrupe, njëri prej të cilëve është për katër vrasje, dy prej të cilave janë të dyfishta. Motivet janë të ndryshme, por të gjitha janë të porositura nga motive të ulëta (20 mijë euro për një vrasje në shenjë hakmarrjeje për një fyerje personale – sharje), hakmarrje (250 mijë euro për një vrasje të dyfishtë në shenjë hakmarrjeje për vrasje të mëparshme), luftë për dominim dhe rrezikim të një numri të madh njerëzish. Vrasja më e vjetër është nga viti 2014, ndërsa më të lartat janë vrasjet në “Shisha Bar” në Çarshinë e Shkupit dhe vrasja në Hanioti, në Greqinë fqinje.
Nëngrupi i dytë ka tre vrasje të veçanta, për të cilat prositësi është një person nga burgu. Njëra është një vrasje e dyfishtë, për të cilën dy janë në arrati. Ky grup, siç u theksua në brifing, fillimisht është marrë nga zhvatjet dhe djegie e objekteve, si një mënyrë për të treguar seriozitetin e kërcënimeve. Ekzistojnë gjithashtu djegie të automobilave, të cilat porositen nga burgu dhe kryhen nga të rinj nga jashtë, për para të vogla.