Vritet shqiptari 41 vjeçar në Nju Jork teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Picture of Ina Online
Ina Online

14/11/2025

Mbikëqyrësi i një pallati banimi në Brooklyn që humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një person që po përpiqej të vidhte pako në hollin e ndërtesës është nga Kosova dhe baba i përkushtuar i tre fëmijëve.

Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një apartamenti në lagjen Ditmas Park të Brooklynit, u vra tragjikisht ndërsa përballej me një të dyshuar për vjedhje në ndërtesën që kujdesej, raporton nypost.

Ai ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe baba i tre fëmijëve ndërsa banorët e lagjes e përshkruajnë si një njeri me zemër të madhe që kujdesej për të tjerët.

“Ai vdiq duke mbrojtur ndërtesën, duke mbrojtur pakot e banorëve”, tha vëllai i tij, Blerim Havolli dhe shtoi se “kujdesej shumë për të gjithë këtu. Kishte një zemër të madhe. Ishte thjesht i pabesueshëm”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përball me të dyshuarin 30 vjeçar, i cili ishte futur në ndërtesë për të vjedhur një pako. Përleshja verbale u përshkallëzua dhe rezultoi në goditje të shumta në kokë ndaj Havollit, i cili u rrëzua dhe humbi jetën në spitalin Kings County Hospital Center.

Policia ka bërë të ditur se një person është marrë në pyetje në lidhje me rastin, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Përfaqësues ligjor të Havollit kanë kërkuar që të bëhet drejtësi e të ketë pasoja të forta për autorin.

Në një postim në Facebook, familja njoftoi se ceremonia mortore e Burim Havollit do të mbahet në vendlindjen e tij, Kosovë.

Lidhur me vdekjen e Havollit kanë reaguar edhe familjarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se varrimi i tij do të mbahet në Kosovë.

Vëllai i tij tha se Burim kishte udhëtuar në Evropë për të vizituar nënën e sëmurë vetëm dy ditë para ngjarjes dhe ishte rikthyer në New York para se të ndodhte përleshja.

TË FUNDIT

LSDM: Skandali me IPARD çon në majat e qeverisë së Mickoskit

“Snajperët e fundjavës”, hetimi që rihap plagë e Sarajevës

10 ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, 6 raste referohen tek inspektorati – raport i Komitetit Kardiologjik

Ndahen çmimet “13 Nëntori” nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025

Florina Ahmeti nga LD drejtoresh në NP “Parqeve dhe Gjelbërime”?

VLEN njofton rritje të pagës minimale: 26.400 denarë neto nga marsi 2026

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË