Vuani nga hemorroidet – ja si t’i kuroni ato!

Hemorroidet jane zgjerime te vazave te gjakut qe ndodhen ne kanalin anal.

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje.

Me anë të kësaj diete mënjanohen shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit.

Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve

Cilat janë simptomat(shenjat dalluese) të hemorroideve?

Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.

Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje, shkruan Living, transmeton Klan Kosova. /Zhurnal/