‘Vuçiç dhunoi personalisht shqiptarët pas ndeshjes’/ ‘New York Times’ boton dëshminë e huliganit

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/05/2023

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ publikoi sot një investigim tronditës për lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me grupet mafioze në vendin e tij.

Më konkretisht, në qendër të investigimit janë lidhjet e Vuçiç me bandën e Veljko Belivuk, një grup i frikshëm mafioz i akuzuar se masakronte kundërshtarët e tij duke i futur në një grirëse mishi.

Belivuk është arrestuar dhe ndodhet në burg me bandën e tij, por ky operacion nuk ishte meritë e shtetit serb, por e europianëve, të cilët arritën të zbardhin mijëra biseda të kryera në aplikacionin SKY ECC nga banda e Belivuk. Një burim francez tha se informacionet u kaluan me shumë kujdes te serbët, nga frika e rrjedhjes.

Investigimi thekson se bandat mafioze cilësohen një projekt shtetëror që punon për pushtetin e presidentit Vuçiç.

Ashtu si bandat mafioze, edhe Vuçiç, kanë një origjinë të përbashkët, thekson gazeta. Fillimet e tyre i kanë te grupet huligane të dy ekipeve kryesore të Beogradit, Partizanit dhe Yllit të Kuq.

Një huligan i njohur, që flet në kushte anonimati dhe identifikohet nga gazeta vetëm me inicialin B., tregon edhe një histori për gazetën, se si presidenti Vuçiç dhunoi shqiptarët pas një ndeshje.

“Pas një ndeshje në vitin 1988, thotë B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata u nisën për ‘gjueti’ ndaj shqiptarëve në Beograd pas ndeshjes, me shpresën se do thyenin disa dyqane dhe do t’u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan duke bërë një sherr masiv në rrugë. “Presidenti Vuçiç ishte gjithashtu pjesë e kësaj,” tha B. “Dhe duhet t’ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë”,” shkruan gazeta.

Vuçiç nuk reagoi për këto akuza.

Më tej, gazeta thekson se ai u bë pjesë e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit. Vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim ku deklaroi: “Nëse vrisni një serb, ne do vrasim qindra myslimanë”.

Në dekadat në vazhdim, shkruan gazeta, Vuçiç nuk kërkoi kurrë falje për krimet e kryera nën emrin e Serbisë apo për retorikën e tij. Ai madje i ka trajtuar disa kriminelë lufte si heronj.

Në vitin 1998, Vuçiç u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin.

Gazeta thekson se me ardhjen në pushtet, ai është kthyer në një autokrat. Por për çudi, Bashkimi Europian tregohet i butë me Vuçiç, për shkak të ndikimit që ka mbi serbët e Kosovës. Ai ka potencialin për të trazuar rajonin dhe kjo është arsyeja pse Perëndimi tregohet i butë ndaj tij.

Në fund, gazeta citon analistin amerikan, Daniel Serwer, njeriun që pati organizuar të parën dalje publike të Vuçiç në Uashington, por që tani është i zhgënjyer thellë me të.

“Vuçiç është shumë serioz në lidhje me ‘botën serbe’. Ai e kishte mundësinë që të lëvizte drejt BE-së, por zgjodhi të mos e bënte”, thotë Serwer.

Sipas tij, Vuçiç e di se reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE do e dobësojnë pozicionin e tij në pushtet, madje mund ta çojnë pas prangave, siç ndodhi me ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader./Oranews.tv

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË