Vuçiç drejt dorëheqjes: Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kandidat për kryeministër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Shkurt, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar sot mund të japë dorëheqje dhe të dërgojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Vuçiç ka deklaruar gjatë një takimi me strukturat drejtuese të partisë së tij se do të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe vetë ai do të kandidojë për kryeministër të Serbisë.

“Më mirë të shkojmë në opozitë sesa interesat partiake dhe ato personale të udhëheqin shtetin. Jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe nuk dorëzohem para shantazhit as të perëndimit, as të Partisë Socialiste të Serbisë, e as të djathtëve fals”, ka deklaruar lideri i PPS (SNS) Aleksandar Vuçiç.

Panorama aktuale politike në vend ka pësuar ndryshime të thella ç’ka u vu re gjatë seancës së fundit parlamentare të Kuvendit Popullor kushtuar Kosovës e Metohisë. Kreu i shtetit dhe lideri i partisë më të fortë politike në Serbi, tha se PPS (SNS) është e vetme në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ka pas vetes popullin.

“Jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve të cilët kanë qenë diku në mes dhe që dëshirojnë të bien në marrëveshje me të gjithë”, ka mësuar “Novosti” prej burimeve nga PPS të cilat u referohen fjalëve të liderit të tyre.

Vuçiç gjithashtu tha “mjaft me të korruptuarit të cilët kërkojnë të pasurohen në kurriz të partisë ku shpesh kanë përfituar përmes punëve të tyre të turbullta dhe sa herë që u është dashur të luftojnë për vendin dhe popullin, kanë qenë të parët që kanë kthyer shpinën”.

Vuçiç përfundoi me fjalët “Serbia do të fitojë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

haradinaj-kurti

Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me Osmanin dhe krerët e opozitës

veriu-1-600x360

Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

INFO

NA NDIQ