Vuçiç e pranon: Radoiçiçi është në Serbi, ja çfarë do të bëhet me te…?!

Picture of ina-online
ina-online

28/09/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën në mbrëmje se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, të cilin autoritetet në Prishtinë e kanë identifikuar si pjesë të grupit të armatosur që vrau një oficer të policisë të dielën, ndodhet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet përgjegjëse serbe, duke vërtetuar kësisoj pohimet se ai ishte pjesë e grupit.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, presidenti serb tha se Milan Radoiçiç “kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij… në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë”.

Ai tha se nënkryetari i Listës Serbe, “e konsideron veten luftëtar të lirisë. Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe çështje të cilave duhet t’u përgjigjet”.

Të martën ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni ku shihet një grup personash të armatosur rëndë teksa qëndrojnë në një pjesë të ndërtesave të manastirit ortodoks në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Në pamje theksohet se një nga ta është Milan Radojçiç, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Tre pjesëtarë të grupi u vranë në përleshjet e së dielës pasi sulmuan forcat e rendit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës,

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë.

“Për mua si president i Serbisë ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici… nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin veprime”, tha ai, duke mohuar sërish çfarëdo lidhjeje të Serbisë me grupin e armatosur dhe duke akuzuar kryeministrin e Kosovës se ka krijuar një mjedis të vështirë për komunitetin serb duke nxitur reagimin e atyre që siç tha “nuk duan të durojnë” veprimet e tij.

Të martën ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha se grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës nuk kishte të bënte me ndonjë grup qytetarësh të mbledhur spontanisht, por ishte grup i trajnuar dhe i organizuar… Dhe kjo do të thotë se ka struktura pas tyre që u kanë ofruar trajnimin dhe pajisjet”./VOA

TË FUNDIT
58 sekonda
Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut
1 orë
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
2 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit
3 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

ME TE LEXUARA

5 orë
Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s'ka më fasule, ramstek ma lirë se falë
24 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
5 orë
A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim
23 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi
21 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
3 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

LEXO MË SHUMË

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

faton hajrizi

Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

arrest ushtar blerim ramadani

Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

kroaci-kufi

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

faton hajrizi

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim

Foto: Ilustrim

Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s’ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

drin dhe besian ahmeti

VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm

aeroport

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

INFO

NA NDIQ