Vuçiç i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për Asociacionin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka quajtur “përrallë” gjashtë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten Kurti numëroi gjashtë kushtet që të pranojë themelimin e Asociacionit.

Vuçiqi i ka komentuar menjëherë kushtet e Kurtit, duke i quajtur “përrallë”.

Në seancën e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiç tha se “Kurti në fakt nuk do ta formojë Asociacionin”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte, mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Një tjetër kusht sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik “duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”.

“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës, duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, tha ai.

Kushti i katërt sipas tij është që para themelimit të Asociacionit, “strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

“ Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke”, është kushti i pestë, sipas kryeministrit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

republika serpska

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

INFO

NA NDIQ