Vuçiç: Ja çka e pret Serbinë javën e ardhshme…

INA
INA

18 Gusht, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret presionin më të madh nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nga java e ardhshme.

Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se kohët e fundit janë publikuar artikuj kundër tij dhe Serbisë në CNN, Rheinische Post, Berliner Zeitung dhe FAZ dhe ka vlerësuar se ishte një fushatë e organizuar, transmeton Tanjug.

“Janë publikuar gjashtë shkrime me të njëjtën përmbajtje. E shihni se kjo është një fushatë e organizuar, një përgatitje për atë që do të vijojë nga java e ardhshme. Pres presionin më të madh deri tani për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. E shihni se duan të më izolojnë në skenën politike, që të mbetem vetëm”, ka shtuar Vuçiç.

Ai tha se mund të shihet se si po mbyllet rrethi rreth tij në Serbi.

“Situata në Ukrainë është e tillë që tani është e qartë se nuk mund ta mposhtni lehtë Rusinë. Shumëkush prisnin pas ofensivës së Izyum që Ukraina do të fitonte lehtësisht, dhe nuk kishte asgjë të tillë. Tani është mjaft e qartë. Prandaj është e rëndësishme të forcohet fronti kundër Rusisë dhe prandaj presionet do të rriten dhe nuk ka rëndësi që ata kanë ende një shkëmbim tregtar shumë më të madh me Rusinë sesa Serbinë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se Serbia do të përpiqet të ruajë pozicionin e saj.

“Në çdo rast, ne do të përpiqemi për të ruajtur politikën tonë, do të përpiqemi të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën e politikës sonë… Nëse do t’ia dalim mbanë në këtë, mbetet për t’u parë”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dritan Abazovic

Rrëfimi i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi

ndotja pollog

“E gjithë Europa po thith ajër toksik”, harta e vendeve më të ndotura, kryesojnë vendet e Ballkanit

vucic-1

E përsëriti në Nju Jork, Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën e pavarur

punetor ndertimi

Sa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës punojnë në Kroaci?

vila keglevich

Shitet vila më e shtrenjt në Ballkan, çmimi 7.5 milionë euro dhe ja ku ndodhet?

Maria GABRIEL

Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, Shkupi duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Robert Dumitru

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare

armina nuraj

Çfarë keni bërë për kombin shqiptar në Sanxhak?

Shaip Kamberi Albin Kurti

Kurti takon Kamberin – iniciativat e shqiptarëve në Luginë po pengohen nga kreu i Parlamentit të Serbisë

INFO

NA NDIQ