Vuçiç paralajmëroi vizitë në Prishtinë, Sveçla: Nëse hyn në Kosovë pa leje, do të arrestohet

INA
INA

20/09/2023

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas paralajmërimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se nëse i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë.

Ai ka paralajmëruar se nëse Vuçiç nuk ka leje për vizitë dhe hyn në Kosovë do të arrestohet.

“Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të… kaq”, është shprehur ministri Sveçla në ATV.

I pyetur nëse presidenti serb do të arrestohet nëse hyn në Kosovë pa leje, ai theksoi:

“Pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës. Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”.

Ditë më parë Vuçiç tha se sapo t’i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë, duke theksuar se nuk do t’i kërkojë leje as kryeministrit Albin Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se në momentin që Vuçiç do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

dimitar kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

INFO

NA NDIQ