“Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën”- Çfarë shkruhej në letrën e deputetëve britanikë kundër politikës serbe

Picture of Ina Online
Ina Online

14/05/2025

25 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme ndaj Serbisë, pas pjesëmarrjes së Presidentit Aleksandar Vuçiç në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj.

“Sot i kam shkruar një letër ministrit të Jashtëm, duke kërkuar një ndryshim të madh në qasjen tonë të politikës së jashtme ndaj Serbisë, pas pjesëmarrjes së presidentit Vuçiç në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj. Letra është nënshkruar edhe nga 25 parlamentarë të tjerë”, ka shkruar në rrjetin social ‘X’ deputetja britanike Emma Lewell.

Po ashtu në letër thuhet se Serbia nën qeverisjen e Vuçiç ka forcuar lidhjet me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Veçanërisht si i vetmi shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë, pavarësisht krimeve të tmerrshme të kryera kundër Ukrainës që nga viti 2014”, shkruhet në letër.

Më tej në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm britanik shkruhet se Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe thuajse gjithë rajonin e Ballkanit.

“Për më tepër, presidenti Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit, duke bashkëpunuar ngushtë me Rusinë e Putinit, e cila synon të largojë vëmendjen nga pushtimi i saj i plotë i Ukrainës”, thuhet në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm britanik.

Në letër theksohet gjithashtu se gjatë sundimit të Vuçiç, Serbia ka përjetuar një regres të madh demokratik, me sulme të vazhdueshme ndaj mediave, opozitës politike dhe shoqërisë civile.

Po ashtu, në letër shkruhet më tej se qeveria e Vuçiç është e kapur nga korrupsioni, që sipas tyre ka kontribuar në protestat masive kundër qeverisë së tij në muajt e fundit.

"Vuçiç po përpiqet të destabilizojë

"Vuçiç po përpiqet të destabilizojë

TË FUNDIT

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË