Vuçiq anulon vizitën në SHBA, Grenell i çon një porosi

Picture of Ina Online
Ina Online

03/05/2025

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës “Blic”, pas kontrollit mjekësor, udhëheqësi serb ka marrë vendimin që të ndërpresë vizitën dhe të kthehet në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të pasdites.

Nga kabineti i presidentit të Serbisë është bërë e ditur se opinioni do të informohet më në detaje në ditët në vijim.

Në momentin kur i është përkeqësuar gjendja, Vuçiq ndodhej në shoqërinë e ministrit të Financave, Sinisha Mali, dhe këshilltares për media, Suzana Vasiljeviq.

Të tre po përgatiteshin për takimet e ardhshme pas një takimi me kongresisten Claudia Tenney, Rod Blagojevichin dhe sipërmarrës serbë nga SHBA-ja.

Kujtojmë se Vuçiq kishte udhëtuar për në Amerikë më 30 prill, dhe kishte planifikuar të takohej me zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, si dhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi i cili tashmë në Administratën e re Trump është angazhuar në kapacitete të reja, Richard Grenell, ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për shkak se, siç raportohet, ai nuk është ndjerë mirë me shëndet.

Grenell ka thënë se i uron më të mirat presidentit serb dhe se i vjen keq që u humb mundësia për për t’u takuar.

Vuçiq kishte paralajmëruar se gjatë këtij qëndrimi në SHBA do të takohej edhe me presidentin e SHBA, Donald Trump.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1918467832918229035

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË