Vuçiq: Arritëm marrëveshje për disa pika, por asgjë nuk u nënshkrua

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Përfundoi në Ohër pas gati 12 orësh takimi i përbashkët i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës Aljbin Kurti dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borej dhe Miroslav Lajçak, si pjesë e raundit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Pas përfundimit të takimit, presidenti serb Vuçiq iu drejtua fillimisht gazetarëve, duke deklaruar se asgjë nuk është nënshkruar, se të dyja palët e kanë bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe, por se “përparojnë mirë në një atmosferë konstruktive”.

“Kemi arritur një lloj marrëveshjeje, jam i kënaqur me këtë”, tha Vuçiq, duke thënë se këto janë disa pika që do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët në të ardhmen dhe se të dielën do t’u shpjegojë qytetarëve të Serbisë detaje konkrete.

Vuçiq tha se ndër të tjera është biseduar për personat e pagjetur dhe konferencën e donatorëve si gjëra që do të ndodhin në të ardhmen, por obligim prioritar ka qenë formimi i asociacionit serb, siç tha ai, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë.

“Këshilli Evropian, BE-ja do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit, i cili sigurisht do të duhet të zgjerohet, edhe pse unë do të preferoja që të mbetet ashtu siç është”, tha Vuçiq.

Në agjendën e takimit trepalësh janë diskutimet për zbatimin e propozimeve të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. në fokus të takimit është finalizimi i Aneksit Zbatues të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713957586156

Votoi lideri i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami. Ja mesazhi i tij

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

FB_IMG_1713956854622

Mexhiti: Sot kohë e bukur dhe me diell

KSHZ-Komisioni

KSHZ: 12.78% votuan deri në ora 11

policija-kumanov

Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR

odihr

“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para

Pance Toshovski

Toshkovski: Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

policia-shkolla-bomba

Raportohet për organizim të transportit për votuesit, reagojnë nga Policia në Kumanovë

Untitled

Votoi Bujar Osmani. Ja mesazhi i tij

INFO

NA NDIQ