Vuçiq çelet në intervistë për Reuters, tregon çka pret Serbia nga marrëveshja me Kosovën

0

Vuçiq çelet në intervistë për Reuters, tregon çka pret Serbia nga marrëveshja me Kosovën

Në një intervistë për Reuters, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, flet si asnjëherë më parë për këmbënugljen e tij që të arrihet një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Thotë se ajo që pret nga kjo marrëveshje, është që Serbia të bëhet anëtare e BE’së në vitin 2025. Vuçiq në këtë intervistë thotë se faza e dialogut final veç sa ka filluar dhe shpreson në arritjen e marrëveshjes me Kosovën, e cila sipas tij, do të jetë e mirë për gjithë rajonin, por para se gjithash, siç thotë ai ‘do të jetë në të mirën e serbëve dhe shqiptarëve’, shkruan Periskopi.

Nëse mund të arrijmë ndonjë marrëveshje me Prishtinën, Serbia duhet të marrë garancionin se do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për Reuters.

Reuters shkruan se që nga viti 2016, kur Prishtina dhe Beogradi kanë nisur dialogun, janë arritur disa marrëveshje mes palëve por ende nuk ka ndonjë progres të madh.

“Ka shumë shumë dallimes mes Prishtinës dhe Beogradit por të gjithë duhet ta kenë parasysh që shumica e njerëzve duan të bëhet progres në dialog, kjo është në interes edhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar, por është përfitimi më i madh për serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

“Kjo është arsyeja që unë gjithmonë u them shqiptarëve që është më mirë të merremi vesh me njëri – tjetrin sepse po të arrijmë një marrëveshje për diçka është shumë shumë më mirë se të mos bëjmë asgjë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se sa i përket rundit të ri të bisedimeve të dialogut final, ende nuk ka zyrtarisht plane konkrete në tavolinë, kështu që të gjitha gjërat mbeten të diskutohen.

“Jemi duke negociuar”, thotë Vuçiq, “fillimisht po bisedojmë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi një plan se si do të veprojmë, por duam të punojmë në atë se si serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë së bashku në të ardhmen dhe të kapërcejnë vështirësitë që kanë”, ka thënë ai.

“Nuk mendoj se jemi afër të arrijmë ndonjë marrëveshje, por unë e konsideroj si shumë të rëndësshëm faktin që ne po provojmë dhe jemi duke biseduar, jemi duke dhënë më të mirën nga vetja për të arritur një marrëveshje dhe unë jam absoultisht pro kësaj”, ka thënë Vuçiq për Reuters, shkruan Periskopi.

“Jam duke u munduar të ndryshoj gjendjen dhe të zgjidhim një problem të Serbisë, i cili do t’u jepte qytetarëve të Serbisë një perspektivë më të mirë, të vërtetë, një të ardhme më reale”, thotë ai.

“Askush nuk duhet t’i frikësohet marrëveshjes mes serbëve dhe shqiptarëve, askush në rajon, ajo marrëveshje do të jetë për një rajon stabil, për rritjen e paqes, për një paqe të qëndrueshme dhe e cila do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik”, nënvizon Vuçiq.

“Le të probojmë të bëjmë një kompromis, kështu që kjo do t’i hapte mundësi gjithë rajonit, do të tërhiqte investime në njëren prej pjesëve më të mira të Evropës”, thotë ai.

Vuçië në intervistën për Reuters, ka thënë se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do ta cënojë askënd dhe se ‘i gjithë rajoni duhet të ndjehet i qetë dhe i sigurtë’ përballë kësaj./