Vuçiq është kundër që Daçiqi të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

INA
INA

06/12/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk po mendon për kryeministër të ri kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ndërsa shtoi se lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe (SNS), do të ketë një shumicë absolute.

“Njerëzit në Partinë Progresive Serbe (SNS) po mendojnë për të paktën dy propozime. Edhe unë po mendoj, por asnjë nga ato propozime për kryeministër nuk është Ivica Daçiq, tani për tani”, tha Vuçiq në një intervistë.

Ai këtë e deklaroi teksa reagoi ndaj listës zgjedhore të socialistëve, e cila quhet “Daçiq kryeministër” dhe fjalëve të Daçiqit pas zgjedhjeve të vitit 2012 se mund të mos dihet se kush do të jetë president, por dihet se kush do të jetë kryeministri i ri.

Vuçiq deklaroi se Daçiq dëshiron të shkojë me SNS, por se “të gjithë njerëzit e tjerë thonë ndryshe”, raporton N1.

Udhëheqësi serb tha gjithashtu se lista e së cilës është bartës, SPS nuk do të ketë nevojë për koalicione pasi do ta ketë shumicën.

“Ne nuk do të kemi nevojë as për pakicat… Ne do të kemi një shumicë absolute vetë, nëse nuk ndodh diçka në nëntë ditët e fundit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kemi fituar 42 për qind dhe tani do të fitojmë dukshëm më shumë”, tha Vuçiq.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare, rajonale dhe në disa komuna do të mbahen më 17 dhjetor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

ikja banjske grupi terrorist veri

Dëshmi se Vuçiç ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjskë

spajiq

Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

Aksident

Aksident fatal, humbin jetën dy të rinj nga Ulqini dhe një vajzë nga Tivari

lajcak alicia  Kearns

E papritur: Lajçak takohet me Alicia Kearns, ky ishte diskutimi mes tyre

jusuf buxhovi

Buxhovi ka një mesazh për politikanët shqiptarë në Ballkan!

INFO

NA NDIQ