Vuçiq fton listën shqiptare të Luginës për mendim rreth kryeministrit të ri të Serbisë?

0

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga sot do të vazhdojë konsultimet me listat parlamentare për të propozuar kandidatin për kryeministër dhe më këtë rast është ftuar edhe lista shqiptare “Alternativa Demokratik Shqiptare- Lugina e Bashkuar” për konsultime.

Vuçiq ka dërguar ftesën për të përmbushur obligimin ligjorë dhe përfaqësuesit e listës shqiptare janë ftuar për të dhënë mendime lidhur me kandidatin për kreeministrinë e ri të cilët do ta propozojë partia fituese “Partia Përparimtare Serbe”.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 21 qershor lista “Alterantiva Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 ulëse në paralementin e Serbisë, shkruan Titulli.com.

Vlen të theksohet se edhe në mandatin e kaluar presidenti Vuçiq kishte ftuar përfaqësuesit e PVD-së që ishinë të përfaqësuar me 1 deputetë për konsultime për të mandatuarin e qeverisë së Serbisë (fotografia në ballinë tregon takimin).

Për unifikimin e listës shqiptare për zgjedhjet parlamentare ka dhënë kontributë qeveria e Shqipërisë në kry me Gent Cakaj, ministër në Detyrëpër për Evropë dhe Punët e Jashtme./Titulli.com/