Vuçiq: I kërkova QUINT-it që KFOR-i të merret me sigurinë në Veri, në vend të Policisë së Kurtit

INA
INA

26/09/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it pasi një grup terrorist serb ka sulmuar Kosovën, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë, shkruan Express.

Kreu i shtetit serb dhe ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se ka kërkuar nga ta që KFOR-it të merret me çështjet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës në vend të Policisë së Kosovës.

“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.

Ai tutje ka thënë se ka pyetur ambasadorët e QUINT se pse “ishte refuzuar EULEX-i” nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin e zhvilluar në veri.

“E pyeta edhe pse EULEX-i ishte refuzuar nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në vetë operacionin, i cili u zhvillua në territorin e veriut të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai./GazetaExpress/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

albin kurti

Kurti u drejtohet me videomesazh qytetarëve serb të Kosovës

Liridona ademaj

Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Spartak Ngjela

“Keni për ta parë…”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin – jep lajmin e keq për “sllavët”

tome-gashi

Teoria e Tomë Gashit: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

77-1-750x430

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

INFO

NA NDIQ