Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

INA
INA

10/12/2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Presidentin bullgar, Rumen Radev, Presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre, kanë lëshuar në përdorim interkonjeksionin e gazit Serbi – Bullgari, njofton KlanM.

Presidenti serb, ka paralajmëruar edhe ndërtimin e interkonjeksionit të gazit edhe drejt Maqedonisë së Veriut.

“Do të ndërtojmë edhe në të ardhmen Infrastrukturë gazi dhe energjetike. Ka hyrë edhe në planin e Komisionerit Varhelji. Do të ndërtojmë interkonjeksion gazi edhe drejt Maqedonisë. Shpresoj që në Bosnjë e Hercegovinë të dakordohen që edhe atje të ndërtojmë” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Gjatë vitit 2024, sic percjell KlanM, do të dërgohen 400 milion metër kub gaz, në një përpjekje konkrete që Serbia të zvogëlojë varshmërinë nga gazi rus.

Punimet për lëshimin në përdorim të gazsjellësit prej 109 kilometrave Nish-Dimitrovgrad zgjatën më pak se dy vite, kurse vlera e punëve është 85.5 milionë euro.

Projekti ndërtimor, sic percjell KlanM, pjesërisht është financuar përmes granteve të BE-së në vlerë 49.6 milion euro.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka deklaruar se lëshimi në përdorim I interkonjektuesit të gazit Serbi – Bullgari po e ndryshon hartën energjetike të Evropës. /KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ