Vuçiq kërcënoi me ushtri Kosovën, reagon Presidenca e Kosovës

Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq para ushtrisë serbe sot në Kralevë.

Vuçiq me tone kërcënuese atje tha se ushtria serbe është në gatishmëri për çdo thirrje që mund t’i vijë.

E Vela në një postim në Twitter, ka thënë se BE duhet të reagojë ndaj kësaj gjuhe kërcënuese të Vuçiqit dhe t’i bëjë publike ambiciet e tij hegjemoniste.

⛔️ For the second time in couple of weeks, #Vučić threatens that #Serbia will deploy its forces in #Kosovo.

Besides his attempt to maintain a Vučić-Belivuk type of crime syndicate in north Kosovo, the #EU needs to call out publicly his hegemonic ambitions.https://t.co/v0uxkWzVa7

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 13, 2021
“Për herë të dytë në disa javë, Vuçiq kërcënon me dërgim të ushtarëve në Kosovë. Përveç përpjekjes së tij për të mbajtur një sindikatë të krimit të tipit Vuçiq-Belivuk në veri të Kosovës, BE-ja duhet të bëjë publike ambiciet e tij hegjemoniste”, ka thënë Vela në një postim.