Vuçiq konfirmon se do të takohet me Macron-in dhe Scholz-in

INA
INA

1 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Vuçiq derisa theksoi se nuk e di se kush do të vijë nga Kosova, u shpreh s’do të përpiqen të bëjnë më të mirën për t’i kthyer gjërat në normalitet. Ai ka folur edhe për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, për çka ka thënë se kjo varet nga të dy palët.
Këto komente presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i bëri në margjinat e Samit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

“Nuk e di kush do të vijë nga Prishtina, por pa dyshim që do të takoj Scholz-in dhe Macron-in dhe ky do të jetë një diskutim shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Vuçiq.

Edhe pse vet i shtyu serbët që të mos jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për komunat veriore, Vuçiq përsëriti se me 3.4% nuk janë zgjedhje legjitime.

Ai tha se Kosova nuk është dahsur të dërgoj Njësinë Speciale në komunat në veri të vendit, derisa shpifi se gjoja “maltreton dhe persekuton qytetarët”, kur dihet se Policia e Kosovës po qëndron kryesosht brenda objekteve komunale dhe është KFOR-i jashtë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë përpjekjet që disa njerëz të kuptojnë se 3.4% nuk janë zgjedhje legjitime, se nuk e imponojnë vullnetin e tyre me dhunë, të mos i fusin forcat speciale të policisë pa qenë nevoja.. Sigurisht që do të kemi një takim me Scholzin dhe Macronin, por edhe me shumë kryeministra dhe presidentë të tjerë. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për t’i kthyer gjërat në normalitet, për t’i deeskaluar gjërat, por nëse kjo ndodh apo jo, për tango duhen dy, dhe kjo nuk varet vetëm nga ne”, theksoi ai.

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar për një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

kurti-vucic-borel-lajcak

Standard: Perëndimi po ia mban anën Serbisë, çmimin detyrohen ta paguajnë fqinjët

INFO

NA NDIQ