Vuçiq në siklet nga shqiptarët në Bruksel, ja çfarë i ndodhi mbrëmë?! (VIDEO)

0

Në takimin e fundit që pati në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiç u tha se u shfaq në negociata me zëra agresivë.

Por, kjo s’mbetet me kaq, pasi pas këtij takimi, Aleksandar Vuçiç u pa në siklet derisa po jepte një intervistë televizive për një medium nga Beogradi, njofton Klan Kosova.

Në pamjet të cilat mund t’i shihni nga minuta 12e45sec, televizioni publik i Serbisë pretendon se këtë moskomoditet të Vuçiqit e shkaktuan disa shqiptarë, pasi sipas tyre e sulmuan atë verbalisht.

”Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, shprehet Vuçiç, njofton Klan Kosova.