Vuçiq nga Ohri: Dialogu është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski priti në Ohër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke i uruar presidentit Vuçiq biseda të mirëseardhura dhe të suksesshme në Ohër, kryeministri Kovaçevski konfirmoi rëndësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton mbajtjes së këtij takimi të nivelit të lartë.

Kryeministri Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Serbisë në bisedimet në Ohër dhe shprehu kënaqësinë e tij që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është i mundur një dialog i hapur, i cili ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe që do të jetë një hap përpara drejt rrugës evropiane të rajonit.

“Maqedonia e Veriut është pikërisht një shembull i një vendi që të gjitha çështjet e hapura me fqinjët i zgjidh në mënyrë paqësore dhe demokratike, përmes dialogut, me qëllim të përparimit, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët e saj. Me hapa vendimtarë, Maqedonia e Veriut siguroi mbi të gjitha sigurinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm, dhe nga një shtet i kapur dhe i izoluar, sot është faktor stabiliteti në rajon, me marrëdhënie të fqinjësisë së mirë të zhvilluar dhe të ushqyer”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se paqja jo vetëm në të dy vendet por edhe në të gjithë rajonin është e rëndësishme dhe dialogu është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është bilet kthyes e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

INFO

NA NDIQ