Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

INA
INA

02/10/2023

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçi1 tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat nga kufiri, për siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv sa i përket aspiratave të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Vuçi1 tha se nuk do të ishte e dobishme për Beogradin dhe se me këtë do ta shkatërronin pozitën që, siç tha ai, e kishin ndërtuar për një vit.

“Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, tha Vuçi1, raportojnë mediat serbe.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby shprehu shqetësimin e Washingtonit të premten për “dislokimin e madh të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën”, duke i bërë thirrje Beogradit që të tërheqë forcat e saj.

Kirby tha se SHBA po “monitoron dislokimin e forcave të mëdha ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën” që ka ndodhur gjatë javës së kaluar, duke përfshirë artilerinë e avancuar, tanket dhe njësitë e mekanizuara të këmbësorisë.

Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, ka shtuar se paralajmërimet e Washingtonit janë joproporcionale, sepse numri i pjesëtarëve të forcave serbe në terren është duke u zvogëluar.

Qeveria e Kosovës të dielën kërkoi nga Serbia të tërheqë menjëherë të gjitha njësitë ushtarake nga kufiri i Kosovës.

“Njësitë ushtarake të ushtrisë së Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kapacitetet e tyre ushtarake dhe të xhandarmërisë nëpër 48 bazat e përparme operacionale, që janë të shtrira përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, pak kilometra në thellësi të territorit të Serbisë. Në këtë vendosje përfshihen edhe vendosja e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Dislokimi kërcënon integritetin territorial të Kosovës dhe praninë ushtarake ndërkombëtare në vend, thuhet ndër të tjera.

“Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Në sulmin nga një grupi serbësh më 24 shtator, të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, u vra një polic i Kosovës dhe më pas policia e Kosovës në operacion anti-terrorist vrau katër sulmues dhe arrestuan gjashtë të tjerë. Radoiçiq me pjesën tjetër të grupit ikën në Serbi, ndërsa mori përsipër sulmin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje publikoi pamje ku shihej se si grupi kishte kryer trajnime në bazën ushtarake “Pasujlske Livade” të Serbisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

Naim Murseli

LAJMI I FUNDIT: “S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”- Kështu raportohet të ketë thënë Naim Murseli në gjykatë

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

INFO

NA NDIQ