“Vuçiq nuk ndalet me kaq”, avokati serb zbardh parapaskenat e planeve kundër Kosovës

ina-online
ina-online

31/10/2023

Avokati i njohur serb, Çedomir Stojkoviq në një bashkëbisedim me “Bota sot” paralajmëroi se regjimi i presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do ndalet vetëm me sulmin terrorist në Banjskë.

Ai tha se planet kundër Kosovës mund të ndalen vetëm kur Vuçiq të deklarojë publikisht se Kosovën e sheh si shtet mik e jo si shtet që dëshiron ta copëtoj.

“Jam i bindur se regjimi i Aleksandër Vuçiqit nuk do të ndalet me kaq. Tani ai do të qetësohet vetëm pak dhe do të kërkojë përsëri mundësinë e tij në të ardhmen për të bërë saktësisht të njëjtën gjë. Gjëra të tilla ndalojnë vetëm kur qendrat e pushtetit të vendit të caktuar të ndryshojnë politikat dhe narrativat e tyre dhe kur Aleksandar Vuçiq të fillojë të thotë se Kosova është vend mik, do të jetë sinjal se gjërat do të ndryshojnë dhe se Serbia ka hequr dorë nga konflikti i armatosur. Kjo duhet ditur, njohja e një shteti do të thotë që shteti që e njeh heq dorë nga e drejta për të dërguar forcat e tij të armatosura në atë territor. Milan Radoiçiq është anëtar i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë të Serbisë (BIA), dhe në Serbi vetëm anëtari i saj mund të ketë miliona euro, tonelata armë dhe të kalojë kufirin e Serbisë pa pengesa në një kolonë xhipash”, deklaroi avokati serb.

Stojkoviq vlerëson se sanskionet ndaj Serbisë e Vuçiqit janë të nevojshme për qytetarët serbë, pasi në këtë mënyrë do mund t’iu lehtësohet rruga për të ndryshuar regjimin antievropian.

Image

Ndër të tjera, avokati serb kritikoi sjelljen e butë të Perëndimit ndaj Serbisë. Sipas tij, Vuçiqi po i mashtron diplomatët e sotëm, pasi janë të dobët.

“Fakti që Perëndimi tani është i butë me Serbinë ka të bëjë me fjalën e urtë të vjetër se kohët e këqija i bëjnë njerëzit e fortë, njerëzit e fortë bëjnë kohë të mira dhe kohët e mira bëjnë njerëzit e dobët. Udhëheqësit dhe diplomatët perëndimorë në vitet 1990 ishin njerëz të fortë, ata krijuan kohë të mira gjeopolitike për Evropën, ShBA-në dhe gjithë Perëndimin. Në kohët e mira gjeopolitike pas tyre, u shfaqën liderë të dobët dhe diplomatë të dobët. Mirëpo Vuçiq ka lindur në vitet e nëntëdhjeta dhe për këtë ia del lehtësisht të mashtrojë dhe gënjejë këta diplomatë të dobët. Të fortët e viteve nëntëdhjetë, nuk mundi”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për zyrën e kthimit të pronave hyn në procedurë parlamentare në RMV

INFO

NA NDIQ