Vuçiq: Ose të zgjidhet Asociacioni ose faleminderit – kaq ishte

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pa realizuara” nga viti 2013 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka përfunduar. Tani problemi është a do të japin licencë, pastaj t’iu heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qaseni problemit të zgjidhjes së Asociacionit ose: ‘Faleminderit, kaq ishte”, iu tha Vuçiq gazetarëve pas hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.

Vuçiq tha se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise. Por ai tha se në Bruksel, më 27 Shkurt kur pritet të takohet me kryeministrin Kurti, do të mbajë qëndrimin qê ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë pak javë më parë./21Media

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

INFO

NA NDIQ