Vuçiq për Kurtin: Dje ofroi nënshkrimin e tri dokumenteve veç pse e dinte që Serbia s’do t’i nënshkruajë

Picture of ina-online
ina-online

28/10/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka bërë një truk të mirë, duke ia ofruar liderëve evropianë nënshkrimin e tri marrëveshjeve.

Këtë, sipas Vuçiqit, Kurti e ka bërë pasi e dine që Beogradi s’do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshillit Evropian, Borellin dhe Lajçakun. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet [Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e 21 tetorit”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në gjuhën serbe

Më tej, Vuçiq tha se Kurti nuk është i gatshëm që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin. Po flasim për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe sistemin e organizatave, UNESCO dhe gjithçka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës. Këtë e ka ofruar Kurti”, tha ai.

Tutje, presidenti serb tha se Serbia është gati të bëjë gjithçka përveç njohjes së pavarësisë, integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB dhe organizatat tjera.

TË FUNDIT
3 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
22 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
22 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
2 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

ME TE LEXUARA

22 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
22 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
3 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

LEXO MË SHUMË

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

INFO

NA NDIQ