Vuçiq: Po shuhemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po “shuhen shuhen si komb”, kjo sepse në këtë shtet është ulur numri i demografisë.

Duke u nisur nga kjo Vuçiq ka thënë se nga janari, Serbia do të paguaj 300 mijë dinarë për fëmijën e parë që lind në familje.

“Duke pasë parasysh faktin se po zhdukemi si popull, se jemi gjithnjë e më pak, të dhënat tregojnë se për riprodhim na duhet 2.15. Është një problem shumë kompleks. Pavarësisht se buxheti është miratuar, nga 1 janari shteti do të paguajë 300 mijë dinarë për fëmijën e parë që lind në familje.Duam të inkurajojmë lindjet”.

Vuçiq tha se edhe masat e tjera pritet të miratohen meqë duan që t’i plotësojnë nevojat prindërore, shkruan B92.

“Duke bërë këtë, ne duam të motivojmë të rinjtë që të largohen më herët nga shtëpitë dhe banesat e prindërve, sepse aty kemi shans të vogël për të krijuar familje”.